
Qeveria do t’i kalojë Bashkisë së Tiranës tokën ku ndodhej godina e Teatrit Kombëtar.
Siç raporton Euronews, prona i kalon bashkisë, pasi Ministria e Kulturës nuk ka parashikuar fonde për ndërtimin e një teatri të ri, ndërsa nga Bashkia e Tiranës janë bërë tashmë disa veprime paraprake.
Gjykata Kushtetuese, rrëzoi VKM-në e vitit 2020 që i kalonte truallin e teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës me argumentimin se është cenuar autonomia e pushtetit vendor dhe u veprua në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare.