Tom Doshi, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD) ju përgjigjë kërkesës së PD-së për mosregjistrimin e tij në zgjedhjet e 25 prillit. Në një deklaratë për median, Doshi u shpreh se akuzat e PD-së janë të pabaza.
‘Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh, respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare!’- shkruhet në reagimin zyrtar të PSD-së.
Pak më parë PD i kërkoi KQZ-së të mos regjistrojë në zgjedhjet e 25 prillit Tom Doshin, si një person të cilit i është ndaluar hyrja në SHBA.
Më herët edhe Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim i bëri thirrje KQZ-së të mos e regjistrojë Tom Doshin. Ajo postoi në Tëitter edhe vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit për ndalimin e hyrjes së SHBA të Tom Doshit dhe familjes së tij.
Gjithashtu edhe kryeministri Rama i premtoi ambasadores Kim se Doshi nuk do te ketë asnjë rol në qeverisjen e tij.
Të hënën, Doshi dorëzoi në KQZ kandidatët për deputet të PSD-së, ku Doshi u rendit i pari në Tiranë dhe në Shkodër.