Në vend, këtë javë brenda 24 orëve janë gjurmuar deri në 107 raste kontakti me koronavirus, raportoi Eugena Tomini, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik në një intervistë për Neës 24.
“Janë envidentuar dhe raste që kanë qenë kontakte, pra bëhet fjalë për transmetim komunitar” , tha Tomini në intervistë.
Tomini sqaroi se dorezat duhet të mbahen vetëm nga personeli mjekësor. Ndërsa, “maska është e detyrueshme që të mbahet në ambientet e brendshme”.
Ajo njoftoi se edhe në javët në vazhdim numri i të infektuarve do të vazhdojë të jetë i lartë dhe kryesisht në moshat e reja.