Anëtari i kryesisë së PD-së Tomor Alizoti akuzoi kryeministrin Rama për organizimin e 21 janarit dhe zgjedhjet e Ilir Metës president. I ftuar në emisionin Open të Eni Vasilit, në Top Channel, për të diskutuar mbi Asamblenë e PS-së, Alizoti u shpreh se:
“Është Edi Rama që ka bërë Ilir Metën president me 100% të votave. 21 janari ndodhi prej atij personi. Nuk ka moral kjo punë. Rama duhet të lërë karagjozllëqet”.
Për strategjinë e Lulzim Bashës, Alizoti tha se “Basha nuk duhet t’i përgjigjet Ramës. Ai nuk duhet të bëjë gallatë me Edi Ramën”.
Ndërsa gazetari Carlo Bollino e komentoi fushatën politike si “një betejë mes dy liderëve të majtë, Rama e ka më të lehtë. Lulzim Basha është zhdukur komplet”:
“Kjo situatë favorizon Edi Ramën. Lulzim Basha duhet të jetë protagonist dhe të përplaset direkt me Ramën. Përplasja Rama-Meta defaktorizon Bashën”.
Për mos ndryshimin e emrave në Asamblenë e PS-së, Bollino tha se “Edi Rama mendon se ka një ekip fitues në dorë. Mos harro që po luhet për mandatin e tretë, që është mandat historik pasi nuk ka ndodhur më përpara”.
Aktivisti Kreshnik Spahiu parashikoi se “Rama do të japë dorëheqjen para zgjedhjeve. Pra Rama do ndjekë shembullin e Zaevit, ku ditën e zgjedhjeve nuk do të jetë kryeministër”.