Topalli: Basha, Kryemadhi, Meta nuk janë ndryshimi

Nga Exit News
Topalli: Basha, Kryemadhi, Meta nuk janë ndryshimi

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Joezfina Topalli tha të martë për marrëveshjen mes PD dhe LSI se “Basha, Kryemadhi dhe Meta nuk janë ndryshimi”.

Ajo tha se ka koncepte të ndryshme me Bashën dhe shtoi se “krerët e partive aktuale kanë udhëhequr vendin prej dekadash”.

“Ky është një riciklim që nuk garanton në asnjë drejtim që mund të kemi një Shqipëri më të mirë. Nëse do të ishte vetëm PD nuk ka asnjë shans. As sondazhet që bën vetë nuk e çojnë askund”, tha Topalli të martën për A2.

Ajo tha se “Lëvizja për Ndryshim është një thirrje drejt “kurajos së njerëzve që mendojnë se ky vend ka mundësi për më mirë”.

“Është sfidë e madhe, sfidat nuk janë kurrë të lehta. Lëvizja për Ndryshim është thirrje drejt kurajos së njerëzve që mendojnë se ky vend ka mundësi për më mirë, ku njerëzit mund të jetojnë këtu dhe mos të largohen. Është vështirë të sfidosh tre kryetarët e partive”, tha Topalli.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>