Ish-kryetarja demokrate e Kuvendit Jozefina Topalli kritikoi sërish dje kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Në një intervistë për ABC News, Topalli u shpreh: “Me këtë qeverisje sheshet duhet të ishin plot”.
Ajo ka hedhur dyshime mbi aftësinë udhëheqëse të Lulzim Bashës duke thënë “…duhet të jesh i vërtetë dhe i vërtetë edhe me kostot personale… Opozita që është në vitin e tretë me lidershipin e ri, ka pas dhe ka kohën për të ofruar vlera morale me njerëzit profesionalist që ka. Unë insistoj që ne mund të gjejmë njerëz të rinj pafund që kanë idealizëm”.
Zonja Topalli i sugjeroi kreut të PD-së hapjen e mëtejshme të partisë. Ajo tha se PD “duhet të hapet më shumë. Duhet t’i drejtohet botës akademike.”