Topalli: Basha të marrë kosto personale për dështimet e opozitës

Ish-kryetarja demokrate e Kuvendit Jozefina Topalli kritikoi sërish dje kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Në një intervistë për ABC News, Topalli u shpreh: “Me këtë qeverisje sheshet duhet të ishin plot”.

Ajo ka hedhur dyshime mbi aftësinë udhëheqëse të Lulzim Bashës duke thënë “…duhet të jesh i vërtetë dhe i vërtetë edhe me kostot personale… Opozita që është në vitin e tretë me lidershipin e ri, ka pas dhe ka kohën për të ofruar vlera morale me njerëzit profesionalist që ka. Unë insistoj që ne mund të gjejmë njerëz të rinj pafund që kanë idealizëm”.

Zonja Topalli i sugjeroi kreut të PD-së hapjen e mëtejshme të partisë. Ajo tha se  PD “duhet të hapet më shumë.  Duhet t’i drejtohet botës akademike.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>