Topalli kandidon në 4 qarqe më 25 prill: Me Patozin, qëllime të përbashkëta

Nga Exit News
Topalli kandidon në 4 qarqe më 25 prill: Me Patozin, qëllime të përbashkëta

Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim” Jozefina Topalli do të kandidojë në 4 qarqe në zgjedhjet e 25 prillit por nuk ka thënë konkretisht se ku.

Në një intervistë për Report Tv, ajo tha:

“Unë do jem në krye të 4 qarqeve për të maksimizu qarqet., 2 të parat e i kam në kokë por po mendoj për 2 të tjerët.”

Topalli do të bashkëpunojë me kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi gjatë zgjedhjeve pasi siç u shpreh kanë “qëllime të përbashkëta” por ende nuk kanë vendosur nëse do të kandidojnë në një listë.

“Kemi diskutuar me Patozin kemi qëllime të përbashkëta por ende skemi vendosur nëse do dalim në lista të përbashkëta.”

Ish-kryeparlamentarja la gjithashtu të hapur derën e bashkëpunimit me Fatmir Mediun.

“Se kam menduar, por çdo kush që është kundër të treve ka mundësi për të kontribuar kundër këtyre të treve që kanë bërë vendin tonë me të korruptuar dhe të varfër”.

Mediu ende nuk ka nënshkurar marrëveshje me PD nëse do të kandidojnë me lista të përbashkëta.

 Topalli formoi partinë e saj Lëvizja për Ndryshim në 2020 dhe është hera e parë që do të garojë në zgjedhje nën siglën e kësaj partie.

Ndërsa në një intervistë tjetër për Top Channel ajo tha se bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm por nuk mund të bëhet me Lulzim Bashën kandidat për kryeministër.

Sipas saj, në vend që të ndodhë bashkimi i partive të djathta “ka ndodhur përçarja e të djathtës”.

Problemin më të madh Topalli nuk e sheh tek qeveria por tek alternativa që ofron opozita me në krye Lulzim Bashën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>