SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme dosjen ndaj 24 të pandehurve që dyshohet se dërgonin në mënyrë të jashtligjshme emigrantë në SHBA dhe Kanada përmes vendeve të BE dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ndaj 20 të pandehurve është ngritur akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve” ndërsa 8 prej tyre akuzohen për grup të strukturar kriminal .
Një nga të pandehurit akuzohet për falsifikimin e vizave dhe pasaportave ndërsa një tjetër për “Falsifikim të dokumentave” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”
Besjan Mustafa dhe Behar Ismailaj, akuzohen për shpërdorim detyre.
Ndaj të hetuarve Gëzim Breza e Besnike Tufa, SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes, për shkak se nuk provohet të kenë kryer veprën penale që u është atribuar.
Operacioni kundër këtij grupi u finalizua një vit më parë pasi hetimeve që kishin zgjatur mbi 12 muaj nga SPAK.
Nga të pandehurit 15 janë arrestuar, 7 janë në arrest shtëpie dhe 2 janë hetuar në gjendje të lirë.
Të përfshirë në këtë grup kanë edhe dy policë Besjan Mustafa dhe Behar Ismailaj.
Për kalimin e personave grupi merrte 5 deri në 10 mijë euro dhe përdorte tre korridore:
Shqipëri-Gjermani-R.Domenikane-Meksikë-SHBA,
Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane-SHBA
Shqipri-Francë-Londër-SHBA