Tragjedia e njerëzve të zakonshëm — Dështimi i suksesshëm i administrimit të pallateve

Nga Nina Ružička
Tragjedia e njerëzve të zakonshëm — Dështimi i suksesshëm i administrimit të pallateve

Nëse nuk paguan faturat e dritave apo të ujit, e sigurtë që shërbimi i tyre do të ndërpritet. Njësoj ndodh edhe me internetin, telefonin, televizorin nëse nuk paguan. Nëse ti nuk paguan ke pasoja dhe në shumë raste ato përfshijnë ndërprerjen e shërbimit. Por nuk ndodh kështu me pagesën e kuotës mujore për mirëmbajtjen e mjediseve të përbashkëta.

Qytetarët e Tiranës, shpenzojnë reth 80 mijë euro për të blerë një apartament, por nuk pranojnë të paguajnë një kuotë prej 500 lekësh për mirëmbajtjen e pallatit.

foto-e-kuotes-mujore

Megjithëse ekziston një ligj, i cili rregullon administrimin e mjediseve të përbashkëta, ende zbatimi i tij në veçanti në Tiranë, ku ka më shumë ndërtesa të reja, ka dështuar.

Ligji i miratuar në 2009 “mbi menaxhimin e mjediseve të përbashkëta në ndërtesat e banuara” dhe vendimi rregullues, i miratuar në 2010-ën, “Për menaxhimin e ndërtesave të përbashkëta”, parashikon rregullat dhe procedurat të cilat duhen të zbatohen për të sigururar mbarëvajtjen e qetë në mjediset e banuara.

Gjithashtu, ai parashikon edhe krijimin e shoqatës së pronarëve, si organi kryesor i menaxhimit, i cili ka për detyrë vendosjen e administratorit të pallatit, vendosjen e kuotave mujore dhe përcaktimin e rregullave specifike për banorët.

Administratori i pallatit ka detyrën të kujdeset për dëmet e mundshme në apartamentet e banorëve, të mbledhë dhe të kontrollojë pagesën e kuotës mujore, të marrë masa administrative dhe ligjore në rast të mos pagesës së kuotës; të mbajë shpenzimet për rregullimet dhe mirëmbajtjen; të kontrollojë kostot dhe pagesat e të gjitha faturave në emër të organit menaxhues.

Megjithëse ligji parashikon gjoba dhe masa për banorët që nuk respektojnë ligjin dhe administratorët abuziv, ai nuk i përcakton ato siç duhet, duke krijuar hapësirë për abuzim.

Ndaj, shumë nga pallatet kanë probleme me mbledhjen e kuotës mujore, duke përkeqësuar jetën e mijëra banorëve. Problemet e tilla si, plehrat e hedhura kudo, ashensori i prishur, shkallë të pista, konflikte ndërmjet fqinjve, janë shumë të zakonshme në realitetin shqiptar.

Mënyra më e lehtë për të menaxhuar mbledhjen e kuotës mujore është ndarja e drejtë e tarifës së kuotës, trajtimi i njëjtë i të gjithë banorëve dhe mos lejimi i vonesave në pagesa.

Në shoqëri të tjera të zhvilluara, sjellja e papërgjegjëshme e banorëve do të quhej një krim i rëndë, dhe banori do të gjobitej, ose dënohej me burg si në Japoni.

Por në Shqipëri, qeverisja vendore ka dështuar në forcimin e ligjit gjatë këtyre gjashtë viteve. Që në vitin 2010, Bashkia nuk ka marrë asnjë masë për të përmirësuar gjendjen kaotike të menaxhimit të mjediseve të përbashkëta.

Kryebashkiaku i tanishëm premtoi gjatë fushatës zgjedhore se duke nisur nga muaji shtator i vitit 2016, do të fillonte regjistrimi i të gjithë administratorëve. Por deri më tani nuk ka asnjë njoftim për veprimet e ndërmarra nga kryebashkiaku Veliaj.

Në qershor të 2016, ai u shpreh se:

Ne do të fillojmë një proces duke filluar nga kjo vjeshtë ku në çdo pallat bashkia do të bëjë njoftimin, të gjithë banorët e atij pallati janë automatikisht anëtarë të asamblesë, votojnë kryesinë 3-5 vetë. Kjo kryesi mandatohet nga banorët që të lidhë kontrata, të intervistojë, të caktojë çmimet, tarifën që paguan secili dhe të caktojë një administrator në një marrëdhënie kontraktuale.”

Qeveria dështoi të ndërgjegjësojë qytetarët për masat dhe gjobat për ato që nuk paguajnë kuotën mujore, ndaj shumë nga banorët nuk i dinë detyrimet e tyre ligjore. Ndoshta ato mund të abuzojnë, por fajtori i vërtet është qeveria.

Nëse qeveritarët braktisin interesin e qytetarëve  atëherë le të bëjnë publik emrat dhe t’i turpërojnë këto qeveritarë. A do ta kryesonte këtë listë Kryebashkiaku Veliaj?

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>