Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Tramp ka bërë sërish thirrje që të ulen tensionet dhe tw qetësohet situata.
Në Uashigton është shpallur gjendja e jashtëzakonshme nga 11 janari deri më 24 janar pas raportimeve të FBI-së se ka rrezik për sulme në DC ditët para inaugurimit të Bajden.
Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka dhënë këtë deklaratë nga Tramp, ku kërkohet zbatimi i ligjit.
“Pas raportimeve për më shumë demonstrata, unë nxis që të mos ketë dhunë, asnjë shkelje të ligjit dhe asnjë vandalizëm të çfarëdo lloji. Këto nuk janë ato për të cilën unë qëndroj dhe nuk është ajo që Amerika përfaqëson. Unë i bëj thirrje TË GJITHË Amerikanëve të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe qetësimin situatës. Faleminderit.”
Në Kongres ndërkohë mbahet votimi për shkarkimin e mundshëm të Trumpit për rolin e tij në ngjarjet e javës së kaluar në Kapitol.
Demokratët e akuzojnë Trampin për “nxitje të kryengritjes” dhe pretendojnë se Tramp inkurajoi në mënyrë aktive dhunën në Kapitolin e SHBA.