Tramp vlerëson mbështetësit dhe u bën thirrje të ‘shkojnë në shtëpi’

Nga Exit News
Tramp vlerëson mbështetësit dhe u bën thirrje të ‘shkojnë në shtëpi’

Donald Tramp u ka kërkuar mbështetësve të tij që mësynë Kapitolin, të “shkojnë në shtëpi” me anë të një video-mesazhi të para-regjistruar.

Tramp gjithashtu i vlerësoi ata si “shumë të veçantë”.

“Unë e di dhimbjen tuaj, unë e di që jeni lënduar. Kemi zgjedhjet që na janë vjedhur. Ishte një fitore e thellë zgjedhje dhe të gjithë e dinë këtë veçanërisht pala tjetër. Por ju duhet të shkoni në shtëpi tani. Ne duhet të kemi paqe. Ne duhet të kemi ligj dhe rend ”, tha Tramp.

Trump fajësoi kundërshtarët e tij për dhunën sot në Kapitol dhe lavdëroi mbështetësit e tij.

Godina e ligjvënësve në SHBA u pushtua sot nga mbështetësit e Tramp teksa po shqyrtohej certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Fillimisht Tramp i bëri thirrje protestuesve të marshonin në Kapitol. Por kur ata thyen rrethimin dhe nisi dhuna bëri dy herë thirrje që të qetësoheshin.

Sipas raporteve, një grua është në gjendje kritike pasi u qëllua me armë zjarri dhe një oficer policie është transportuar në një spital lokal. Rrethanat e ngjarjeve ende janë të paqarta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>