Transferimi i 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës ishte sulm kibernetik

Nga Exit News
Transferimi i 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës ishte sulm kibernetik

Ministrja e Financave në Kosovë Hykmete Bajrami deklaroi se transferimi i mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në llogarinë e një kompanie private është realizuar përmes një krimi kibernetik.

Ajo tha se rasti është denoncuar në polici, tre minuta pasi transaksioni ka ndodhur.

“Ky është krim ekonomik i realizuar përmes një krimi të thellë kibernetik, ku janë bërë qasje të paautorizuara, janë tejkaluar autorizimet ligjore, është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe janë thyer pasuordet,” sqaroi ministrja.

Sipas saj, krimi është i gjurmueshëm dhe më këtë intensivisht organet ligjzbatuese.

Transaksioni i dyshimtë që kaloi dy milionë euro nga Thesari në llogarinë e një kompanie private ndodhi në 9 tetor.

Policia arrestoi të martën punonjësin me iniciale L.G ndërkohë që ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>