Transparenca Ndërkombëtare: Sektori shqiptar i Sigurisë dhe Mbrojtjes në “Rrezik të Lartë” të Korrupsionit

Nga Exit News
Transparenca Ndërkombëtare: Sektori shqiptar i Sigurisë dhe Mbrojtjes në “Rrezik të Lartë” të Korrupsionit

Rreziqet e korrupsionit janë të larta në sektorin e mbrojtjes së Shqipërisë, megjithë përpjekjet për të përmirësuar, raporton Transparenca Ndërkombëtare në Indeksin e Integritetit të Mbrojtjes së Qeverisë 2020.

Duke vlerësuar cilësinë e kontrolleve institucionale për të menaxhuar rrezikun e korrupsionit në siguri dhe mbrojtje, raporti synon të sigurojë një vlerësim të hollësishëm të integritetit të institucioneve kombëtare të mbrojtjes.

Raporti zbuloi se ndërsa qeveria ka një “fokus aktiv në modernizimin e aparatit të saj të mbrojtjes dhe sigurisë dhe forcimin e legjislacionit të prokurimit”, sektorit i mungon transparenca, veçanërisht në prokurimin dhe menaxhimin financiar.

Për më tepër, ata vunë në dukje se mbikëqyrja e jashtme mbetet e dobët dhe zbuluan se Parlamenti nuk arrin të kontrollojë punën e qeverisë rregullisht. Shumica e prokurimeve të mbrojtjes është me burim të vetëm dhe “ekzistojnë rreziqe të konsiderueshme korrupsioni në lidhje me operacionet ushtarake”.

Raporti analizoi disa faktorë të rrezikut përfshirë politik, financiar, personel, operacional dhe prokurim.

Shqipëria performoi mirë vetëm në një kategori – atë të rrezikut të personelit, duke shënuar 60/100 të përcaktuar ndryshe si një “rrezik të moderuar”.

Ajo performoi dobët në aspektin e rrezikut operacional, duke shënuar 15/100 dhe duke u kategorizuar si një rrezik kritik. Prokurimi, rreziqet politike dhe financiare u konsideruan si me rrezik të lartë, duke shënuar midis 36/100 dhe 47/100

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>