Transparency International 2019: Shqipëria ndër më të korruptuarat në Evropë, përkeqësohet me 7 pozicione

Transparency International 2019: Shqipëria ndër më të korruptuarat në Evropë, përkeqësohet me 7 pozicione

Shqipëria renditet si vendi më i korruptuar në Evropë,, sipas raportit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2019 nga Transparency International, organizatës më të rëndësishme kundër korrupsionit në botë.

Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria është përkeqesuar me shtatë vende, duke u renditur e 106-ta në mes 180 vendet që vëzhgon raporti dhe e fundit në Evropë. Por në pesë vitet e fundit, Shqipëria është përkeqësuar me 23 vende.

Në total nga 100 pikë, Shqipëria është vlerësuar me 35 pikë. Në Europë, Shqipëria renditet njësoj me Maqedoninë e Veriut e cila gjithashtu është vlerësuar me 35 pikë, ndërsa lë pas vetëm Ukrainën e Moldavinë.

Në rajonin e Ballkanit vendet që renditet më mirë janë Mali i Zi dhe Kroacia, përkatësisht në vendin e 66 dhe 63.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit vlerëson 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik.

Në një shkallë nga 0 në 100 – ku 0 tregon korrupsion të lartë dhe 100 mungesën totale të korrupsionit, Shqipëria është vlerësuar me 36 pikë në vitin 2019. Mesatarja e përgjithshme botërore është 43 pikë, ndërsa mesatarja e Evropës është 66 pikë, që tregon një diferencë të madhe të Shqipërisë me vendet europiane.

Europa Lindore, përfshirë dhe rajoni i Ballkanit, karakterizohet nga mungesa e kontrollove, balancimeve dhe ndarjes së pushteteve dhe kjo ndikon në dështimin e luftës kundër korrupsionit.

Vendet ku perceptimi për korrupsion është shumë i ulët janë Zelanda e Re dhe Danimarka, ndërsa më problematikët rezultojnë Somalia dhe Sudani i Jugut.

 

3 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme