Transparency International 2020: Shqipëria asnjë përmirësim në luftën e korrupsionit

Nga Exit News
Transparency International 2020: Shqipëria asnjë përmirësim në luftën e korrupsionit

Shqipëria ka mbetur në vend nga viti i kaluar në renditjen e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2020, të hartuar nga Transparency International.

Për vitin 2020, vendi u vlerësua me 36 pikë dhe u rendit në vend të 104-të në mes 180 vendet që vëzhgon raporti dhe e fundit në Evropë. Në krahasim me vitin 2019, vendi është rritur me një pikë dhe me dy vende mes 180 shteteve.

Shqipëria renditet më keq se Serbia dhe Mali i Zi dhe më mirë se sa Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovina.

Në krye të listës, si vende të pakorruptuara renditen Danimarka, Zelanda e Re, Finlanda, Singapori, Suedia dhe Zvicra, dhe Norvegjia.

Në përmbledhjen e raportit, TI thekson se korrupsioni dëmton reagimin e sistemit shëndetësor ndaj COVID-19, dhe ndikon në një krizë të vazhdueshme të demokracisë.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit vlerëson 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik.

Në një shkallë nga 0 në 100 – ku 0 tregon korrupsion të lartë dhe 100 mungesën totale të korrupsionit, Shqipëria është vlerësuar me 36 pikë në vitin 2019. Mesatarja e përgjithshme botërore është 43 pikë, ndërsa mesatarja e Evropës është 66 pikë, që tregon një diferencë të madhe të Shqipërisë me vendet europiane.

Europa Lindore, përfshirë dhe rajoni i Ballkanit, karakterizohet nga mungesa e kontrollove, balancimeve dhe ndarjes së pushteteve dhe kjo ndikon në dështimin e luftës kundër korrupsionit.

Vendet ku perceptimi për korrupsion është shumë i ulët janë Zelanda e Re dhe Danimarka, ndërsa më problematikët rezultojnë Somalia dhe Sudani i Jugut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>