Transparency International: Mos hetimi i të dhënave të e-Albanias prek zgjedhjet

Nga Exit News
Transparency International: Mos hetimi i të dhënave të e-Albanias prek zgjedhjet

Organizata ndërkombëtare Transparency International, përmes një deklaratë për shtyp të enjten, bëri thirrje për hetimin e rrjedhjes së të dhënave nga E-Albania.

Autoritetet shqiptare, thuhet aty, duhet të përcaktojnë “nëse partia në pushtet mori të dhënat personale të votuesve të Tiranës nga regjistrat qeveritarë.

Nëse provohen, pretendimet se partia qeverisëse e Shqipërisë ka mbajtur një bazë të dhënash të marrë në mënyrë të paligjshme me informacione personale dhe private për 910,000 qytetarë do të përbënte jo vetëm një shkelje të të dhënave, por edhe një shkelje të besimit të publikut,” deklaroi Daniel Eriksson, CEO i organizatës.

Deklarata sqaron se kryeministri Rama ka konfirmuar ekzistencën e mbledhjes së të dhënave, duke thënë se ato janë mbledhur dorazi.

Kreu i organizatës u shpreh i habitur se si zyrtarë të qeverisë përpiqen të injorojnë rëndësinë e këtyre zbulimeve.

Dështimi për hetuar dhe sanksionuar në mënyrë adekuate shkeljet do të hedhin hije mbi rregullsinë e zgjedhjeve të ardhshme, ” përfundoi Eriksson.

Ai u bëri thirrje vëzhguesve ndërkombëtar që ta marrin zbulimin parasysh.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>