Transporti publik i përgjgjet Veliajt: Nuk nisim punë pa u ndryshuar protokollet

Nga Exit News
Transporti publik i përgjgjet Veliajt: Nuk nisim punë pa u ndryshuar protokollet

Kompanitë e transportit publik nuk do të nisin punën në rast se ministria e Shëndetësisë nuk ndryshon protokollet e punës.

Në një deklaratë për media, kompanitë i kanë kthyer përgjigje dhe kryebashkiakut të Tiranë Veliaj, i cili një ditë më parë i kërcënoi kompanitë me heqje licence nëse nuk rinisnin punën

´Unioni i shoqatave të transportit publik ne Tirane, nuk pranon të dalë në punë pa u ndryshuar protokolli.

Pas takimit të zhvilluar mes tyre pa praninë e mediave, është dalë në përfundimin se operatorët e kanë të pamundur të dalin dhe të zbatojnë protokollin.

Sa i takon heqjes së licencave, ata besojnë se nuk do t’ju hiqet pasi janë tatimpagues të rregullt prej kohësh dhe nuk janë aq të parëndësishëm për strukturat ekonomike dhe të shërbimeve qytetare.´

Kompanitë e transportit publik kanë refuzuar të rinisin punën që prej 15 qershorit, duke kërkuar mbështetje finaciare të shtetit. Sipas tyre zbatimi i protokolleve të sigurisë, do t’i çonte drejt falimentimit.

Në 29 qershor, Veliaj kërcënoi kompanitë se nëse nuk dalin në punë brenda kësaj jave, do t´i heqë licencën e punës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>