Shoqatat e Transportit Publik protestuan sot para Ministrisë së Infrastrukturës, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre:
- Transporti të jetë falas për udhëtarët gjatë pandemisë, por kompanitë të subvencionohen nga shteti;
- Subvencionim nga shteti për vendet bosh në mjete për shkak të pandemisë;
- Të hiqet akciza për naftën dhe taksat për karburantin, ngjashëm me sektorin e peshkimit;
- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6 për qind;
Ata paralajëmruan se do të protestojnë çdo ditë, madje do të futen dhe në grevë urie, deri në plotësimin e kërksave dhe marrjen e mbështetjes nga qeveria.
Një prej përfaqësuesve të shoqatës tha se 10 mijë punëtorë të transportit public rrezikojnë të mbetet pa punë përfundimisht nëse qeveria nuk vepron:
“Në këtë lloj gjendje nuk mund ta përballojmë. Do të vazhdojmë protestën çdo ditë. Transporti publik dihet së është rrezik, por rrezik janë edhe fasonet. Janë mbi 10 mijë punëtorë që kanë mbetur pa punë. Po vazhdojnë talljet.”
Fillimisht qeveria lajmëroi se shoqatat e transportit publik do të fillojnë punën në 15 qershorit me 70 për qind të kapacitetit dhe në zbatim të protokolleve të sigurisë.
Por kompanitë refuzuan pasi argumentuan se shpjeguan se në urbane zbatohen protokollet e ministrisë për të ruajtur distancën 1,5 metër mes udhëtarëve, atëherë në urban mund të udhëtojë vetëm 25 për qind e udhëtarëve.
Funksionimi me 25 për qind e kapacitetit do të çonte në falimentin e kompanive të transportit.
Më pas qeveria vendosi të shtyjë me një javë rihapjen e transportit publik, por mes protestave të shoqatave dhe rritjes së numrit të të infektuarve, nuk ka ende një plan konkret për rifillimin e punës.