Transporti Publik: Nuk fillojmë punë në 15 qershor, nëse qeveria nuk na plotëson kërkesat

Nga Exit News
Transporti Publik: Nuk fillojmë punë në 15 qershor, nëse qeveria nuk na plotëson kërkesat

Shoqatat e Transportit Publik nuk do të fillojnë punën të hënën, 15 qershor, nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre.

Në një deklaratë për shtyp, përfaqësuesit e shoqatës shpjeguan se nëse në urbane zbatohen protokollet e ministrisë për të ruajtur distancën 1,5 metër mes udhëtarëve, atëherë në urban mund të udhëtojë vetëm 25 për qind e udhëtarëve.

Funksionimi me 25 për qind e kapacitetit do të çonte në falimentin e kompanive të transportit.

Kushtet e vëna nga shoqatat e transportit janë:

  • Transporti të jetë falas për udhëtarët gjatë pandemisë, por kompanitë të subvencionohen nga shteti;
  • Subvencionim nga shteti për vendet bosh në mjete për shkak të pandemisë;
  • Të hiqet akciza për naftën dhe taksat për karburantin, ngjashëm me sektorin e peshkimit;
  •  Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6 për qind;

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>