Transporti urban do jetë funksional ditën e hënë por nëse kërkesat e saj nuk do të plotësohen, do të ndalojnë përsëri shërbimin.
Operatorët tregojnë se qytetarët që e përdorin autobusin janë të paktë dhe kjo ka sjellë humbje financiare për ta.
Ata kërkojnë rimbursim për kapacitetin e përgjysmuar të pasagjerëve për shkak të protokolleve dhe për kategoritë që nuk paguajnë për këtë shërbim.
Heqja e taksës mbi vlerën e shtuar dhe akzicës për karburantet janë gjithashtu pjesë e kërkesave të operatorëve të transportit urban.