Tre deputetë do të votojnë pro marrëveshjes zgjedhore PS,PD dhe LSI

Nga Exit News
Tre deputetë do të votojnë pro marrëveshjes zgjedhore PS,PD dhe LSI

Deputetët Fatjona Dhimitri, Besnik Troplini dhe Artur Roshi do ta votojnë marrëveshjen zgjedhore të arritur mes PS, PD, dhe LSI.

Në një deklaratë për shtyp, Artur Roshi tha se do ta miratojnë marrëveshje pa ndryshime pavarësisht se ajo dëmton partitë e vogla:

“Nuk është se mbron interesat e partive të vogla. Do te jemi pro kësaj marrëveshje. Jo se morëm atë që deshëm, për të mos thënë që nuk është ajo që kam predikuar para publikut”.

Më parë edhe deputetët Lefter Maliqi, Gjetan Gjetani dhe Suzana Topi kanë thënë se do ta votojnë marrëveshjen pa ndryshime.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>