Tre eurodeputetë i kërkojnë Komisionit Evropian të monitorojë median dhe kapjen e shtetit në Serbi

Nga Exit News
Tre eurodeputetë i kërkojnë Komisionit Evropian të monitorojë median dhe kapjen e shtetit në Serbi

Tre europarlamentarë i kërkuan Komisioni Evropian të krijojë një grup ekspertësh për të raportuar mbi median dhe kapjen e shtetit në Serbi. Kjo erdhi pas shqetësimeve të opozitës serbe për përkeqësimin e krizës politike në vend.

Kërkesa u nënshkrua nga eurodeputetët Tanja Fajon (S&D), Klemen Groselj (Rinovoni Evropën) dhe Viola Von Cramon (Të gjelbrit). Ata vërejnë se demokracia serbe është e rrezikuar nga tendencat autoritare të qeverisë Vuçiç, kushtet e padrejta elektorale dhe mungesa e lirisë themelore të mediave dhe sundimit të ligjit.

Eurodeputetët synojnë të ndihmojnë Serbinë të gjejë zgjidhje për këto çështje përmes një angazhimi të shtuar të institucioneve të BE-së.

“Krijimi dhe puna e paanshme e raporteve të grupit të lartë të ekspertëve për kapjen e shtetit dhe medias, siç kërkohet nga opozita serbe, do të ndihmonte në identifikimin dhe vlerësimin e disa prej problemeve kryesore që aktualisht dëmtojnë demokracinë serbe dhe do të përfaqësonin një bazë të mirë për angazhimin e mëtejshëm të institucioneve të BE-së dhe një pikë fillestare për identifikimin e ndryshimeve të nevojshme në Serbi”, shkruajnë ata.

Ata gjithashtu i bënë thirrje Parlamentit Evropian të mbështesë dialogun ndërpartiak në Serbi.

Partitë e opozitës në Serbi bojkotuan parlamentin në shkurt 2019, si dhe zgjedhjet e qershorit 2020. Ata akuzojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç për kapjen e shtetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>