Tre europarlamentarë dënuan shembjen e Teatrit Kombëtar më 17 maj dhe ngritën dyshime mbi mënyrën se si u arrestuan protestuesit.
Lidia Pereira, Maria da Graça Carvalho, Claudia Monteiro de Aguiar, anëtarë të Partive Popullore Europiane i kanë parashtruar KE-së dy pyetje në lidhje me arrestimin e protestuesve më 17 maj dhe ndikimin e këtij fakti te hapja e negociatave.
“Në 17 Maj, autoritetet shqiptare shkatërruan Teatrin Kombëtar në Tiranë, një ndërtesë e vlerësuar nga Europa Nostra si një prej shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë. Shembja e ndërtesës u dënua nga Presidenti i Shqipërisë dhe nga shumë institucione shqiptare dhe europiane. Forcat shqiptare të sigurisë arrestuan me dhjetëra protestues, gjatë shembjes, përfshirë këtu edhe figura politike, gazetarë dhe aktivistë. Liria e shprehjes është një prej shtyllave të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Këto liri janë dhunuar.
A mund të përgjigjet Komisioni Europian për:
1 – A është Komisioni në dijeni për mënyrën se si janë arrestuar protestuesit?
2 – Çfarë impakti pret Komisioni që të ketë ky veprim mbi politikën e fqinjësisë shqiptare dhe hapjen e negociatave?”
Ata gjithashtu pohuan se gjatë protestës është cenuar liria e shprehjes.
Shumë institucione ndërkombëtare kanë reaguar më prishjen e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të 17 majit.