Tre premtimet e reja të Kryeministrit Rama

Nga Exit News
Tre premtimet e reja të Kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama sot në Kongresin e Partisë Socialiste ka informuar për tre politika publike që do të bëjë në të ardhmen:

1 — Rritja pagës minimale për sektorin privat, pa e përcaktuar se sa. Paga minimale sot është 26 mijë lekë.

2 —Amnisti të përgjithshme për të gjithë shqiptarët, me afat të kufizuar, që të deklarojnë të gjitha asetet dhe paratë në banka. Shqiptarët jashtë dhe brenda vendit do të duhet të deklarojnë të gjitha pasuritë që kanë brenda dhe jashtë vendit. Pas kalimit të këtj afati, të gjithë personat që nuk i kanë deklaruara do të penalizohen.

3 — Zhvillimi përmes rindërtimit.

Kryeministri Rama tha se rindërtimi nuk do të jetë vetëm një program strehimi dhe infrastrukture, por edhe rritje ekonomike dhe punësimi. Kompanitë e rindërtimit do t’i paguajnë punonjësit me pagën mesatare sot në vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>