Gjykata Kushtëtuese publikoi të enjten tre pyetjet që i ka drejtuar Komisionit të Venecias, përsa i përket zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.
Mendohet se opinioni i Komisionit të Venecias do të ndihmojë GJK të vendosë nëse ka kompetencë mbi gjykimin e çështjes, si dhe më pas, me kushtetueshmërinë e zgjedhjeve.
Padia për zgjedhjet e 30 qershorit u çua në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive e kryesuar nga Voltana Ademi.
Pyetjet drejtuar Venecias:
- A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?
- Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?
- Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?”