Tre pyetjet e Gjykata Kushtetuese ndaj Komisionit të Venecias për zgjedhjet e 30 qershorit

Tre pyetjet e Gjykata Kushtetuese ndaj Komisionit të Venecias për zgjedhjet e 30 qershorit

Gjykata Kushtëtuese publikoi të enjten tre pyetjet që i ka drejtuar Komisionit të Venecias, përsa i përket zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Mendohet se opinioni i Komisionit të Venecias do të ndihmojë GJK të vendosë nëse ka kompetencë mbi gjykimin e çështjes, si dhe më pas, me kushtetueshmërinë e zgjedhjeve.

Padia për zgjedhjet e 30 qershorit u çua në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive e kryesuar nga Voltana Ademi.

Pyetjet drejtuar Venecias:

  1. A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?
  2. Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?
  3. Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?”

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>