Tre vite veting, ONM 12 rekomandime për shkarkim

Nga Exit News
Tre vite veting, ONM 12 rekomandime për shkarkim

Gjatë tre viteve të procesit të vetingut Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kryer 12 rekomandime për apelimin e vendimit për konfirmimin në detyrë të 12 magjistrantëve.

I pari rekomandim i ONM është në datën 13 korrik të 2018 kundër ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ndërkohë i fundit ishte ndaj gjyqtares së Apelit Administrativ, Alkelina Gazidede.

Nga rekomandimet e ONM, vetëm një  magjistrant ende nuk është ankimuar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik, ndërkohë të 11 magjistrantët e tjerë janë ankimuar në KPA.

Me rekomandimin e ONM, 6 magjistrantë janë shkarkuar, 5 janë ende në pritje të vendimit të KPA.

Ndërkohë vetëm një magjistrant është konfirmuar në detyrë, pasi Komisioneri Publik u tërhoq nga ankimi për të. KPA në këtë rast vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK.

Exit sjell më poshtë, magjistrantët ndaj të cilëve ONM ka rekomanduar shkarkimin:

  1. Alkelina Gazidedja, gjyqtare në Gjykatën Administrative ankimuar nga Komisioneri Publik,
  2. Anita Jella, kryeprokurore e Durrësit, konfirmuar nga KPK, ankimuar nga Komisioneri Publik,
  3. Besim Hajdarmataj, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, ankimuar nga Komisioneri Publik
  4. Artan Madani, drejtues i Prokurorisë Kavajë, ende nuk është ankimuar nga Komisioneri Publik
  5. Kastriot Selita, kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ankimuar nga Komisioneri Publik
  6. Adnand Kosova, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, shkarkuar nga KPA.
  7.  Besnik Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, shkarkuar nga KPA.
  8. Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, shkarkuar nga KPA.
  9. Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, ankimuar nga Komisioneri Publik, tërhequr nga Komisioneri nga ankimi
  10. Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, shkarkuar nga KPA
  11. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës së Kushtetuese, shkarkuar nga KPA
  12. Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë, shkarkuar nga KPA

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>