Tre vrasje dhe një vetëvrasje brenda pak orësh

Nga Exit News
Tre vrasje dhe një vetëvrasje brenda pak orësh

Katër persona kanë humbur jetën në Elbasan e Farkë brenda pak orësh, tre janë vrarë dhe një tjetër është vetëvrarë.

Rreth orës 22:00 të 29 korrikut, në Elbasan  u vra me thikë 23-vjeçari Regis Runaj. Ai njihej si shoku i Emiljano Ramazanit dhe dyshohej se mund të kishte lidhje me vrasjen e tij.

Rreth orës 23:00 të 29 korrikut, në Farkë humbi jetën pas qëllimit me thikë Fiqiri Çalliku, 65 vjeç. Ai bashkë me vëllain kanë qenë duke debatuar me një person tjetër për çështje pronash.

Më pas në mëngjesin e 30 korrikut, sërish në Elbasan humbi jetën Florian Lamçe, 40 vjeç. Ai u vra duke u goditur me sende të forta. Dyshohet se Lamçe bashkë me Ardiano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin janë konfliktuar me njëri-tjetrin në gjendje të dehur.

Policia ka shoqëruar dy të dyshuarit.

Ndërsa një 37-vjeçar në Farkë është gjetur i vdekur me një plumb në shtëpinë e tij. Policia dyshon se personi është vetëvrarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>