Tre vrasje në një muaj, zëvendësohet shefi i hetimit në policinë e Elbasanit

Nga Exit News
Tre vrasje në një muaj, zëvendësohet shefi i hetimit në policinë e Elbasanit

Shefi i hetimit të vrasjeve në drejtorinë e policisë së Elbasanit, Gjon Gecaj është liruar nga detyra.

Në qytetin e Elbasanit, brenda 21 ditëve ndodhën tre vrasje të cilat kanë rritur presionin ndaj policisë në këtë zonë.

Gecaj është transferuar në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.

Në vend të tij është emëruar Krenar Guçe.

Guçe ka qenë oficer në sektorin e Krimeve të Rënda në Elbasan. Më parë ai ka qenë shef i sektorit të anti-drogës në drejtorinë e Policisë Tiranë.

Më 21 prill në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, pas një konflikti me motive politike.

Dy javë më vonë (6 maj), një grua 54 vjeç u vra nga bashkëshorti i saj me të cilin ishte në proces divorci.

Më 11 maj u ekzekutua Everest Çaka, ngjarje që dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>