Drejtuesi politik i PD në Gjirokastër Tritan Shehu ka kërkuar nga qeveria që të “akivizojnë spitale periferike” për të ndihmuar situatën e COVID-19.
Shehu shprehet se spitalet periferike janë jashtë shërbimi.
Sipas tij kjo ndikon në dëmtimin e menaxhimit të pandemisë.
“Ngarkesa e madhe e spitaleve Covid në Tirane, ul dhe cilësinë e shërbimit”, ka shkruar Shehu të enjten në Facebook.
Ai shprehet se ekzistojnë kushtet për të ofruar sistemin shëndetësor te qytetari.
Mes të tjerash Shehu ka kërkuar:
- Organizimin e një ndjekje e mjekimi korrekt të pacienteve në kushte ambulatore.
- Forcimin e rolit të mjekut të familjes e mbrojtur atë, për këto e me gjerë.
- Realizimin konkret të rimbursimit të mjekimit ambulator.
- Liberalizimin e “testeve të shpejta” për t’i bërë të përdorshëm për qytetarët sipas nevojës a dëshirës së tyre.
- Realizimin gratis e nën metodike të një numri testimesh PCR (molekulare), duke filluar nga 10000 në dite.
- Organizimin e strukturave kryesisht ambulatore për trajtimin polivalent Post Covid, një nevoje aktuale e në rritje kjo.
- Filluar sa më shpejt procesin e vaksinimit real e të gjerë të popullsisë.
- Pa marrë këto masa do të kemi një keqësim galopant të kësaj gjendje, me humbje jetësh, dëmtime shëndeti e ekonomie.