Tritan Shehu reagon për lajmin e përjashtimit: Vendimi i takon kryetarit dhe kryesisë së PD

Nga Exit News
Tritan Shehu reagon për lajmin e përjashtimit: Vendimi i takon kryetarit dhe kryesisë së PD

Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me lajmet në media se Komisioni i Vlerësimit ka hequr emrin e tij nga lista me 326 kandidat për kandidat deputet.

Në një postim në Facebook, Shehu tha se vendimi për përjashtimin e tij i takon vetëm kryetarit të PD-së, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar:

“Vendimin për të kandiduar për deputet mbas votimit të antarësisë së PD e kanë tagër vetëm institucionet statuore të saj, Kryetari, Kryesia e Këshilli Kombëtar, askush tjetër”.

Shehu falenderoi anëtarësinë e PD-së që e mbështeti në votimin e fundit:

“Ndërsa vlerësimi i vërtetë për mua ishte ai votim, që bëri së fundmi antarësia e PD së Gjirokastrës, e cila ashtu sic më ka mbeshtetur në keto vite më mbështeti përsëri me votën e saj të qartë”.

Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve për kandidat deputet ka eleminuar 70 persona nga emrat e votëbesuar nga anëtarësia.  Sipas burimeve ne media, ata kanë hequr edhe ish-deputet si Salianji, Gert Bogdani, Endri Hasa, Nada Meçorapja, Fatbardha Kadiu, etj. Këto lajme nuk janë konfirmuar nga PD. Gjithashtu lista me emra nuk është publikuar në publik, duke u mbajtur e fshehtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>