Presidenti amerikan Donald Trump dhe ish-zëvendëspresidenti i Obamas, Joe Biden kanë zhvilluar ‘një bisedë shumë miqësore’ në telefon më 7 prill, për të diskutuar mbi luftën kundër Covid-19.
Presidenti Trump tha se ai mirëpriti mendimet e Joe Biden-i për luftën kundër pandemisë. gjatë bisedës së tyre 15-minutëshe dhe se e vlerëson kontributin e tij.
“Ai kishte sugjerime, nuk do të thotë që jam dakord me ato sugjerime, por biseda ishte miqëdore” tha presidenti.
Trump shtoi se ai dhe Biden “ranë dakord” që të mos flasin në media për përmbajtjen e telefonatës së tyre.
Kjo telefonatë është një moment i rrallë i komunikimit të drejtpërdrejtë midis dy rivalëve politikë që me shumë gjasa mund të përballen dhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, pasi Joe Biden mund të zgjidhet si kandidati nga Partia Demokratike.
Presidenti Trump ka kritikuar ashpër Bidenin për muaj të tërë, dhe përpjekjet e Trumpit për të bërë presion në Ukrainë për hapjen e një hetimi ndaj Biden dhe djalit të tij, Hunter Biden, ishte katalizatori për fillimin e procedurave të shkarkimit të presidentit.
Edhe Biden ka kritikuar mënyrën se si Trump po përballet me pandeminë e koronavirusit, duke thënë se administrata ishte shumë e ngadaltë për të adresuar krizën që në fillim. Ai gjithashtu ka thënë se Trump duhet të ndalojë së foluri dhe të dëgjojë ekspertët.
Zëvendës menaxheri i fushatës së Biden, Kate Bedingfield tha në një deklaratë për media se:
“Zëvendës Presidenti Biden dhe Presidenti Trump patën një telefonatë positive. Biden ndau disa sugjerime për veprimet që Administrata mund të ndërmarrë tani për të adresuar pandeminë në vazhdim të koronavirusit dhe shprehu vlerësimin e tij për frymën e popullit Amerikan në përmbushjen e sfidave me të cilat përballet kombi.”