Presidenti Donald Trump ka deklaruar se shpërthimi në Beirut ‘duket si një sulm i tmerrshëm’.
Gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ai kishte takuar disa gjeneralë amerikanë të cilët mendojnë se ‘shpërthimi ishte një sulm’.
Deri më tani për shpërthimin e 4 gushtit në Beirut, i cili ka shkaktuar mbi 100 viktima dhe rreth 4 mijë të plagosur, dihen shumë pak të dhëna.
Burimi i shpërthimit aktualisht është i paqartë, por sipas informacioneve zyrtare në depon ku ka ndodhur shpërthimi ka pasur të ruajtur mbi 2700 ton nitrat amoni që ka nxitur shpërthimin.
Siç Exit News ka shpjeguar këtu, nitrati i amonit është shumë shpërthyes kur bie në kontakt me zjarrin – dhe kur shpërthen, mund të lëshojë gazra toksikë, përfshirë oksidet e azotit dhe gazin e amoniakut.