Trump e akuzon Bidenin se merr drogë

Nga Exit News
Trump e akuzon Bidenin se merr drogë

Donald Trump akuzoi kandidatin demokrat për president Joe Biden se ai merr drogë, pa asnjë provë, në një intervistë në televizionin Fox News, të shtunën.

“Unë mendoj se ka mundësi — mundësi — të jetë çështje droge. Këtë kam dëgjuar. Domethënë, ndoshta ka dorë droga. Unë nuk e di se si mund të kalosh në një gjendje aq të keqe ku nuk nxjerr dot një fjali”, tha Presidenti Trump duke komentuar performancën e kandidatit Biden në debatet e para.

Trump e ka akuzuar Biden edhe më parę për përdorim dorge. Javën e kaluar në një intervistë për Washington Examiner, presidenti tha:

“Do të na duhet të bëjmë një test droge, meqë ra fjala, sepse performanca më e mirë e tij ka qënë kundër Bernie. Nuk ndodhi sepse ai është Winston Churchill, sepse ai nuk është, por sepse ishte një debat normal, i mërzitshëm. Asgjë nuk ndodhi. Dhe ne do të bëjmë thirrje për një test droge, sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të bërë debatin”.

Trumpi dhe Bideni do të ballafaqohen në debat nw Cleveland më 29 shtator, in Miami në 15 tetor dhe nw Nashville më 22 tetor. Ndërsa zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 3 nëntor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>