Presidenti amerikan në ikje Donald Trump ka falur ish-këshilltarin e tij Steve Bannon dhe 72 të dënuar të tjerë, në orët e fundit të mandatit të tij.
Steve Bannon u arrestua në gusht 2020 pas akuzave për mashtrim me fushatën e mbledhjes së fondeve për ngritjen e murit në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-ve.
Në mesin e personave të falur është dhe Elliott Broidy, ish-mbledhësi kryesor i fondeve për Trumpin, i cili ka pranuar se ka lobuar në mënyrë të paligjshme pranë qeverisë amerikane për të ndaluar hetimet mbi një skandal korrupsioni në Malajzi 1MDB.
Gjithashtu falje përfitoi dhe Ken Kurson, një mik i Jared Kushnerit, dhëndrit të Trumpit, i cili u akuzua në tetor 2020 për krime kibernetike.
Reperët e njohur Lil Wayne dhe Kodak Black – të cilët u ndoqën penalisht për armëmbajtje – gjithashtu u falën.
70 të dënuarve të tjerë iu lehtësuan dënimet.
Trumpi nuk u përpoq t’i jepte vetes falje paraprake dhe nuk ka falur anëtarët e familjes së tij apo Rudy Giulianin, ish-avokati i tij personal me të cilin janë ftohur marrëdhëniet.