Trump falenderon stafin mjekësor: falë tyre ndjehem më mirë

Nga Exit News
Trump falenderon stafin mjekësor: falë tyre ndjehem më mirë

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka njoftuar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në një postim në Twitter, të shtunën, Trump falenderoi mjekët dhe infermierët e spitalit ushtarak Ëalter Reed dhe përshendeti punën e stafit mjekësor në të gjithë spitalet amerikane:

“Doktorët dhe infermierët dhe të gjithë në Qendrën e mrekullueshme Shëndetësore Ëalter Reed dhe të tjerët nga institucionet e tjera të ngjashme të mrekullueshme që i janë bashkuar atyre, janë fantastik”.

Ai tha se është bërë shumë për të mundur virusin këto 6 muaj dhe me ndihmën e mjekëve ai po ndihej më mirë:

“Progres i jashtëzakonshëm është bërë këto 6 muajt e fundit në luftën ndaj kësaj mortaje. Me ndihmën e tyre, unë po ndjehem më mirë”.

Ndërkohë disa media kanë reportuar se 24 orët e fundit janë kritike për shendetin e Trump, sepse parametrat e tij jetësor nuk janë të mirë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>