Trump hetohet për deklaratat për vjedhje votash

Nga Exit News
Trump hetohet për deklaratat për vjedhje votash

Prokurorët e shtetit të Georgia në SHBA po hetojnë përpjekjen e Donald Trumpit për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të këtij shteti në 20 nëntor 2020, sipas një letre të parë nga Reuters, të mërkurë. Ky është gjyqi i dytë ndaj ish- presidentit amerikan me këtë akuzë, në këtë shtet.

Prokurori i përgjithshëm i shtetit i ka kërkuar zyrtarëve të shtetit të ruajnë dokumentat e zgjedhjeve, përfshirë ato të lidhura më thirrjen e presidentit Trump ndaj sekretarit republikan të shtetit për të gjetur më shumë vota.

Pyetjeve të Reutersit, deri më tani nuk iu përgjigjë as zyra e Prokurorit dhe as zyra e Trumpit.

Të hënën, sekretari republikan i Georgias paditi Trumpin për telefonatën e 2 janarit, ku ky i fundit i kërkon të mos shplë fitues kandidatin demokrat Biden, bazuar në deklarata të pabazuara për vjedhje votash.

Gjithashtu edhe prokurorët e New Yorkut kanë paditur penalisht dhe në gjykatën civile Trumpin për bizneset e tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>