Presidenti në detyrë Donald Trump ka këmbëngulur sërish se zgjedhjet e fundit në SHBA janë manipuluar.
Përmes një video 45 minutëshe të publikuar në Facebook, Trump u shpreh se ‘ky është fjalimi më i rëndësishëm që ka bërë ndonjëherë’.
Trump tha se Gjykata Supreme duhet të bëjë atë që është më e mira për SHBA-në.
Presidenti në detyrë ka ngritur sërish dyshime mbi rezultatet e zgjedhjeve. Sipas rezultateve, kandidati demokrat Joe Biden fitoi 81 milionë vota, 7 milionë më shumë se sa Trump.
Që në daljen e rezultateve të para Trump ngriti dyshime për manipulim votash.
Anëtarët e administratës së Trumpit, si edhe aleati i tij i afërt, Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, kanë thënë se nuk ka dëshmi për manipulim të zgjedhjeve, pavarësisht pretendimeve të Trumpit.