Trump kërkon rinumërimin e votave në 4 shtete

Nga Exit News
Trump kërkon rinumërimin e votave në 4 shtete

Avokatët e fushatës së Donald Trump kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në disa shtete të SHBA-ve.  Exit News më poshtë ka përmbledhur paditë dhe ankesat e kryera nga fushata e Donald Trump:

Në Gjeorgja, përfaqësues të fushatës së Trump thanë se të mërkurën në darkë i kanë kërkuar gjykatës të ndajë çdo votë me postë të ardhur me vonesë nga ato të ligjshme të ardhura në kohë, duke nënkuptuar se 53 kuti votimi kanë ardhur me vonesë dhe janë pranuar në mënyrë të paligjshme.

Diferenca në Gjeorgjia mes dy kandidatëve është nga më të ngushtat në vend.

Në Uinskonsi, përfaqësuesit e fushatës së Trump u shprehën se do të kërkojnë rinumërimin e votave. Në 2016, rinumërimi i votave ndryshoi me rezultatin me 131 vota. Ndërsa diferenca e Biden me Trump në Uinskonsi është 20 mijë vota.

Në Miçigam, Donald Trump paditi për ndërhyrje në numërimin e votave dhe kërkoi të ndalojë numërimi deri në shqyrtimin e padisë.

Të njëjtën gjë po bëjnë në Pensilvani. Pensilvania është shteti me mosmarrëveshje më të mëdha për votën e dërguar me postë. Ky është i vetmi shtet i cili mund të përfundojë në Gjykatën Supreme. Por ekspertët shprehen se ky skenar mund të ndodhë vetëm nëse zgjedhja e presidentit të ri do të varet nga rezultati në Pensilvani.

Pavarësisht se numri i votave të hedhura në postë është rreth 100 milionë, shifër rekord në zgjedhjet amerikane, numri i kutive të dërguara në vendet e numërimit është shumë i vogël.

Biden do të fitojë me shumë gjasa Uinskonsin dhe Miçigamin, duke shkuar vetëm 6 vota larg fitores.  Por fitorja e tij do të jetë më e qartë kur të fitojë Nevadën dhe Arizonën, ose Pensilvanin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>