Trump miraton paketën e re financiare për përballimin e pandemisë

Nga Exit News
Trump miraton paketën e re financiare për përballimin e pandemisë

Presidenti Trump nënshkroi disa urdhra për të zgjatur përfitimet e papunësisë, për të pezulluar pagesën e taksave mbi të ardhurat dhe lehtësime në lidhje me huanë studentore.

Një nga urdhrat e nënshkruar përcakton se pagesat ndaj të papunëve do të jenë 400 dollarë në javë – më pak sesa më parë, ku të papunët paguheshin me nga 600 dollarë në javë.

Urdhrat e tjerë parashikojnë pezullimin e pagesës së kontributeve, shtyerja e pagesave të kredive studentore, si dhe disa lehtësira të tjera financiare.

Këto vendime erdhën pasi nuk u arrit një marrëveshje në Kongres për miratimin e paketës së re financiare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>