
“Një ditë e madhe” për sigurinë kombëtare të SHBA-v e ka quajtur Presidenti Trump ditën e sotme.
Presidenti Trump pritet të nënshkruajë disa urdhra ekzekutiv për emigracionin dhe sigurinë kombëtare.
Media amerikane shkruan se, me shumë gjasa, masat e marra nga presidenti i ri do të përfshijnë “verifikimin ekstrem” të përsonave që vijnë kryesisht nga vendet myslimane në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
“Në mesin e shumë gjërave, do të ndëtojmë dhe murin”, deklaroi Zoti Trump.
Ndërtimi i një muri 2000 milje të gjatë, përgjatë kufirit meksikan ishte një nga propozimet kryeosre të Trump gjatë fushatës presidenciale.