Trump nuk do të ketë më mbrojtje speciale nga Twitter

Nga Exit News
Trump nuk do të ketë më mbrojtje speciale nga Twitter

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump do të trajtohet si çdo përdorues tjetër i zakonshëm në Twitter, pasi presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë detyrën më 20 janar. Vendimin e njoftoi kompania Twitter këtë javë.

Twitter vendos tabelën “Interes Publik” në disa prej postimeve të “udhëheqësve të botës” që thyejnë rregullat e Tëitterit. Këto postime bëhen nga kandidatë politikë dhe zyrtarë qeveritar ato fshihen dhe personi lajmërohet nga Twitter për kufizim të postimit.

Por kompania lajmëroi se ky rregull nuk zbatohet për politikanët që kanë qënë në detyrë.

“Kjo politikë zbatohet vetëm për drejtuesit aktualë dhe kandidatët politikë, dhe jo ndaj personave privat që nuk janë më në detyrë”, tha një zëdhënës i kompanisë në një njoftim për shtyp.

Twitteri ka vendosur shumë tabela lajmëruese për postimet e Presidentit Trump, duke nisur që prej ditës së martë në lidhje me vjedhjen e votave. Në fillim Twitter e fshehu një postim të presidentit në Maj, i cili ishte në kundërshtim me politikën anti dhunë.

I njëjti rregull vlen edhe për kompaninë Facebook. Pasi Biden të marrë detyrën, postimet e Trump në Facebook do të kontrollohen nga një palë e tretë për të vendosur nëse janë në përputhshmëri me politikën e Facebook.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>