Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të propozojë gjyqtaren konservatore, Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë, sipas BBC.
Ajo do të zëvendësi gjyqatren liberale Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq të premten (18 shtator).
Presidenti Turmp do të përpiqet të marrë miratimin e Senatit për kandidaturën përpara zgjedhjeve të nentorit.
Nëse gjyqtarja Barret konfirmohet, atëherë konservatorët do të kenë shumicën me 6 gjyqtarë.
Barret do të jetë gjyqtarja e tretë e emëruar nga presidenti Trump, pas dy emërimeve të mëparshme Neil Gorsuch në 2017 dhe Brett Kavanaugh në 2018.