Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka propozuar që karantinimi në SHBA të zgjasë vetëm dy javë e gjysëm .
Sipas një artikulli të New York Times, kjo ide është mbështetur nga shumë politikanë të tjerë, por do të ishte vendim i gabuar.
Disa studiues treguan se nëse mbas dy javë e gjysëm qytetarët amerikanë do t’i kthehen jetës normale do të kishim 126.5 milionë të infektuar, 1.3 milionë të vdekur ndërsa 125 milionë do të shërohen.
Studiuesit pohojnë se pavarësisht se distancimi social ka patur ndikim negativ në ekonomi, ai është mjeti më efektiv.
Së pari sepse gjatë kësaj kohe mbështeten spitalet dhe kryhen testimet për vaksinën kundër COVID-19.
Së dyti kemi më pak të infektuar dhe kështu shërbimi shëndetësor nuk mbingarkohet.
Ata theksojnë se deri më tani kemi raste shpresdhënëse në botë se distancimi social është efektiv, si Italia dhe Koreja e Veriut. Italia ka një rënie të numrit të infektuarve gjatë ditëve të fundit.