Trump: Shteti i Nju Jorkut mund të futet në karantinë

Nga Exit News
Trump: Shteti i Nju Jorkut mund të futet në karantinë

Presidenti Trump ka pohuar se po konsideron të urdhëroj karantinë të detyrueshme shtetin e Nju Jorkut, dhe të Nju Xhersit, dhe pjesërisht të Konektikatit. Trump u shpreh se vendimin do ta marrë të shtunën mbasdite.  Presidenti do të marrë këtë vendim si masë për ndalim e përhapjes së koronavirusit në pjesë të tjera të SHBA-ve.

Ndërkohë që qyteti i Nju Yorkut është kthyer në epiqendrën e koronavirusit me 23 mijë të infektuar, sa një e katërta e të gjithë rasteve në SHBA. Ndërsa shteti i Nju Jorkut ka 52 mijë të infektuar, sa gjysma e të infektuarve në SHBA.

Shteti i Nju Jorkut, tashmë ka mbyllur të gjitha bizneset e panevojshme dhe i ka thënë qytetarëve të qendrojnë në shtëpi. Bizneset e domosdoshme si farmacitë dhe dyqanet ushqimore janë të hapura. Banorët lejohet të dalin jashtë shtëpie për ushtrime fizike dhe per të blerë ushqime.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>