Trupat amerikane në gatishmëri nga rreziku i një sulmi tjetër në Kabul

Nga Exit News
Trupat amerikane në gatishmëri nga rreziku i një sulmi tjetër në Kabul

Forcat amerikane që ndihmojnë në evakuimin e afganëve janë ende në gatishmëri për sulme të tjera të premten një ditë pasi dy shpërthime terroriste vranë të paktën 92 persona pranë aeroportit të Kabulit.

Në konferencën e përditshme të Pentagonit, zëdhënësi John Kirby paralajmëroi për “kërcënime specifike, të besueshme” kundër aeroportit.

“Ne kemi informacion shtesë,” tha Kirby, duke shtuar se SHBA po monitoronte kërcënimet “virtualisht, në kohë reale”.

Disa media amerikane thanë se numri i të vdekurve ishte shumë më i lartë në sulmin e së enjtes, i cili ndodhi pranë portave të aeroportit, ku mijëra njerëz janë mbledhur për të provuar të futen brenda aeroportit që kur talebanët morën kontrollin e vendit më 15 gusht.

Forcat amerikane dhe aleatët po garojnë me kohën për të përfunduar evakuimet e qytetarëve të tyre dhe afganët e rrezikuar dhe për t’u tërhequr nga Afganistani deri në 31 gusht që është afati i caktuar nga Presidenti Joe Biden.

Shteti Islamik (ISIS), një grup terrorist kundër talebanëve si dhe Perëndimit, tha se një prej kamikazëve të tij kishte në shënjestër “përkthyes dhe bashkëpunëtorë të ushtrisë amerikane”.

Pentagoni tha të premten se sulmi u krye nga një sulmues vetëvrasës, jo dy siç mendohej më parë.

Numri i afganëve të vrarë është rritur në 79, tha një zyrtar i spitalit për Reuters të premten, duke shtuar se më shumë se 120 u plagosën.

Disa media amerikane përfshirë New York Times cituan zyrtarë lokalë të shëndetësisë të thoshin se deri në 170 persona, duke mos përfshirë trupat amerikane, kishin vdekur në sulm. 13 shtetas amerikanë dhe dy britanikë humbën jetën nga shpërthimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>