Garda Kombëtare e Iowas dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) zhvilluan një ceremoni në Johnston, IA, përpara dërgimit të trupave në një mision të përbashkët paqeruajtës.
Trupat e FSK-së do të marrin pjesë në një mision të përbashkët me trupat amerikane për herë të parë në historinë e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Komandanti i FSK-së Rrahman Rama tha se ata do të vendosen në Kuvajt ose Irak.
Rama dhe Guvernatori i Iowas Kim Reynolds falënderuan trupat për angazhimin e tyre për liri dhe paqe.
Parlamenti i Kosovës miratoi më 5 janar vendosjen e trupave të FSK-së jashtë vendit, në misione paqeruajtëse.
FSK do të shndërrohet në Ushtri të Kosovës brenda vitit 2028, sipas ndryshimeve ligjore të miratuara në parlament në 2018.
Ajo ka 2,747 ushtarë aktivë dhe synon të dyfishojë numrin e tyre, ndërsa siguron një forcë rezervë prej 3,000 personash.