Tuneli i rrugës Kardhiq-Delvinë do ndërtohet nga kompania Gjoka

Nga Exit News
Tuneli i rrugës Kardhiq-Delvinë do ndërtohet nga kompania Gjoka

Tuneli i rrugës Kardhiq-Delvinë do të ndërtohet nga kompania ‘Gjoka Kostruksion’.

Pas më shumë se një viti shtyrje të vendimit për shkak të ankimimeve dhe hetimeve, Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur që kompania Gjoka, e cila ka pasur ofertën më të ultët në tender, të shpallet fituese.

Tenderi për tunelin është hapur që në prill 2019. Në garë u paraqitën 6 oferta:

  • Gjoka Konstruksion-Cobail-JV Gr Albania 14,6 milionë euro (1,7 miliardë lekë);
  • Pe-Vla-Ku 15,4 milionë euro (1,8 miliardë lekë);
  • Fusha-Aydiner Inssat Anonim Sikerti-Gjeokonsult 16 milionë euro (1,9 miliardë lekë);
  • Gener 2-Seedc Consulting-Infra Konsult 17 milionë euro (2 miliardë lekë);
  • Alb Building-BeIs-F&S-C.E.C Group-Nord-Comat 18,8 milionë euro (2,295 miliardë lekë);
  • IRCOP-Sulova-Vega-AE Engineering 18,9 milionë euro (2,299 miliardë lekë).

Më 17 qershor, Autoritetit Rrugor Shqiptar skualifikoi 5 ofertat më të ulëta dhe shpalli fitues bashkimin e kompanive ku bënte pjesë Sulova. Ky grup kishte dhënë ofertën më të lartë – 18.9 milionë euro.

Gjoka u ankua në KPP. Më 9 korrik komisioni vendosi në favor të saj, anuloi vendimin e ARRSH dhe i kërkoi të zbatonte vendimin e KPP brenda 10 ditëve.

Por prej 9 korrikut kur KPP vendosi në favor të kompanisë Gjoka, ARRSH nuk e zbatoi vendimin e saj edhe kur një muaj më vonë vendimi i KPP u zbardh në faqen e saj.

Pastaj në mënyrë të papritur, Ministria e Infrastrukturës bëri me dije se kishte vendosur ta anulonte tenderin.

Në atë kohë, Partia Demokratike akuzoi  ARRSH-së se kishte shpallur fituese bashkimin e disa kompanive me kompaninë Sulova, pas të cilave fshihej realisht  kompania Vëllezërit Hysa, e përfshirë dhe në skandalin e DH-Albanias me tenderin e Unazës së Madhe.

Ky bashkim kompanish kishte dhe ofertën më të lartë, 18.9 milionë euro, rreth 98.5 për qind të fondit të vënë në dispozicion nga qeveria.

Projekti i rrugës Kardhiq-Delvinë

Projekti 36.5 km është planifikuar që në vitin 2007. Ai do të shkurtojë distancën Tiranë-Sarandë në më pak se 3 orë udhëtim. Punimet janë ndarë në 8 segmente me 8 tendera të ndryshëm. Tre segmentet e para (gjithsej 16.6 km) kanë përfunduar, tre të dytët (gjithsej 14.6 km) janë duke u ndërtuar, ndërsa ndërtimi i segmenteve 7 dhe 8 nuk ka nisur ende.

Kostoja për përfundimin e rrugës do të jetë 60 milionë euro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>