Numri i vizitorëve të huaja në Shqipëri arriti në 604,381 në qershor, 3.4 herë më shumë sesa shifra në qershor 2020, kur u hoqën kufizimet e pandemisë, dhe afër shifrave të qershorit 2019 prej 630,334, sipas raportit të INSTAT.
Prej tyre 575,740 vizitorë erdhën në Shqipëri për arsye personale të tilla si pushime ose vizita tek të afërmit.
Kosova përbën vendin me numrin më të lartë të vizitorëve në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019, përkatësisiht 334,908 kosovar në 2021, 213,550 në qershor 2019 dhe 109,517 në qershor 2020.
68,522 vizitorë mbërritën nga Maqedonia e Veriut, pak më shumë se sa në qershor të 2019 (67,767 vizitorë), dhe disa herë më shumë se san ë qershor 2020 (9,878 vizitorë).
Ndërsa vizitorët e huaj nga Greqia, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë ndjeshëm në krahasim me 2019.